Kurti flet butë pasi dështoi për hapjen e Urës kryesore mbi Ibër: Do ta hapim me dialog të sinqertë e bashkëbisedim të hapur

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë.

Kurti ka thënë se kjo urë nuk është kundër askujt dhe se është për të rritur bashkëpunimin në mes të dy pjesëve të Mitrovicës.

I pyetur ndërkohë për Urën kryesore mbi Ibër, Kurti ka thënë se vazhdon të kërkojë hapjen e saj në secilin takim dhe sipas tij s’është e nevojshme që mbi të të qëndrojnë pjesëtarë të unfirmoruar.

“E vetmja urë që ka persona të unfirmuar mbi tërë kohën, është Ura mbi Ibër. S’besoj që ka nevojë për pjesëtarë të KFOR-it. Mirëpo këtë çështje e zgjidhim me bashkëbisedim të hapur e dialog të sinqertë. Besoj që do të vijë dita kur ajo urë do të jetë e hapur”, ka thënë Kurti.