Berat Gjimshiti do të mungojë rreth tri javë. Mbrojtësi shqiptar i Atalantës u dëmtua në fillim të pjesës së dytë, në ndeshjen e kampionatit kundër Cagliarit, të zhvilluar të shtunën e kaluar. Futbollisti i kombëtares kuqezi ka pësuar një lezion “fascial” të shkallës së parë në muskulin “biceps femoral” të djathtë.
Si pasojë e këtij dëmtimi, Gjimshiti do t’i humbasë me siguri disa ndeshje të rëndësishme: transfertën ndaj Genoa dhe përballjen me Interin, më 21 dhe 28 dhjetor, si edhe sfidat kundër Romës dhe në transfertë ndaj Bologna, që do të luhen më 3 dhe 7 janar. Rikthimi i tij pritet pas kësaj periudhe rikuperimi, në varësi të ecurisë së rehabilitimit.
The post Dëmtohet Berat Gjimshiti, e mbyll vitin sportiv këtu. Ja sa do të mungojë appeared first on Telesport.












