AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në bazë të raporteve zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Në bazë të Ligjit për Veterinarinë është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Sipas AUV-it, vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.