Menaxheri i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci, përmes një statusi në Facebook paralajmëroi temperatura ekstreme në natën e ndërrimit të vitit, duke thënë se ato do të zbresin deri në -20 gradë.
Kjo deklaratë e tij nisi të demantohej nga disa platforma meteorologjike dhe kjo deklaratë e tij e vuri në lëvizje edhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, i cili sipas ligjit është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në kompetencat që ia jep ligji.
Ky institut tha: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.
Prandaj, IHMK tha se çdo subjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo profesional dhe shkencërisht i padrejtë.
“Standardet e parashikimit të motit përfshijnë rregullat globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM) për të dhënat, terminologjinë dhe saktësisë, me besueshmëri të lartë (80%+) për parashikimet afatshkurtra (1-3 ditë) dhe saktësi në rënie për periudha më të gjata, duke përdorur kode dhe kritere të standardizuara”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Njoftimi i plotë i IHMK:
Reagim publik
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ditëve të fundit nëpër media dhe portale është shpërndarë lajmi që ky fund vit do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me borë, të cilat kanë paraqitur konfuzion dhe shqetësime.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Neni 13 Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik.
Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.
Andaj çdo subjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo profesional dhe shkencërisht i padrejtë.
Standardet e parashikimit të motit
Standardet e parashikimit të motit përfshijnë rregullat globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM) për të dhënat, terminologjinë dhe saktësisë, me besueshmëri të lartë (80%+) për parashikimet afatshkurtra (1-3 ditë) dhe saktësi në rënie për periudha më të gjata, duke përdorur kode dhe kritere të standardizuara.
Shërbimet Hidrometeorologjike Nacionale janë institucionet kompetente për vrojtime dhe Paralajmërime të Hershme të motit.
Matja e elementëve kryesorë atmosferikë si temperatura, presioni, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, duke përdorur mjete si satelitë, radarë dhe sensorë tokësorë. Parashikuesit më pas i analizojnë këto kushte aktuale me modele moti dhe modele historike për të parashikuar gjendjet e ardhshme, duke lëshuar alarme (vëzhgime, paralajmërime, këshilla) bazuar në nivelet e besimit dhe pragjet specifike të rrezikut.
Saktësia e parashikimit: Përgjithësisht e lartë për 1-3 ditë (80-90%), duke rënë ndjeshëm për 5-10+ ditë (rreth 50%)
1. Parashikimi afatshkurtër
• 0–3 ditë – 72 orë (Shumë i saktë), Përdoret për motin ditor (shi, temperatura, erë dhe është standard për parashikimet publike)
2. Parashikimi afatmesëm
• 4–7 ditë (Saktësi mesatare), modelet me shkallë të gjerë të motit (vala të nxehti, fronte të ftohta) zakonisht parashikohen mirë
3. Parashikimi i zgjatur
• 8–14 ditë (Saktësi e ulët për detaje), jepen vetëm tendenca, jo kushte të sakta (p.sh. “më ngrohtë se mesatarja”)
4. Afatgjatë / perspektivë (jo parashikim i drejtpërdrejtë)
• Javë deri muaj (Bazohet në modele klimatike (El Niño, La Niña), epet si probabilitet, jo si mot.
Standard shkencor kryesor
• Për shkak se atmosfera është dinamike parashikimi i besueshëm i motit është i kufizuar në rreth 7–10 ditë.











