Më pak se dy javë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, opinionistët e konsiderojnë 2025-ën vit të humbur

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

E opinionistët vitin 2025 po e konsiderojnë vit të humbur për Kosovës, në shumë aspekte sociale.

“Ky është vit i humbur. Është vit i humbur në çdo aspekt. Çka është me rëndësi, është se shoqëria nuk po ndalet. Po punon, e nuk po i intereson shumë qeveria”, u shpreh opnionisti Avni Arifi në emisionin Klan Kosova

“Qytetari i Kosovës duhet të jetë vetëkritik, duhet t’i ketë kërkesat shumë më të mëdha, po mjaftohet me fjalë të bukura, fushata të bukura. Duhet ta mat perfomancën e qeverisë pak më ndryshe, a jam duke jetuar më mirë se sa ditën kur ke ardh në pushtet?”, shtroi pyetjet ai.

Të njëjtin mendim e pati edhe opinionisti Argjend Softolli.

“Gjatë këtij pesëvjeçari Kosova ka humbur pothuajse në të gjitha aspektet. Si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, shoqërorë të mirëqeniës e të tjera. Ne e kemi të qartë se kush është fajtor për këtë gjendje, është qeveria e vendit e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Softolli.