PSG përballë Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, kërkon trofeun e pestë të këtij viti

Në prag të finales së Kupës Interkontinentale kundër Flamengo, që luhet sot në stadiumin Ahmad-bin-Ali, në Al-Rayyan, disa lojtarë të Paris Saint-Germain u takuan me shtypin për të diskutuar ndeshjen. Kapiteni i PSG, Marquinhos, theksoi rëndësinë e ndeshjes dhe ambicien e ekipit europian.

Është një ndeshje e veçantë për të gjithë ne. E dimë sa e rëndësishme është historikisht për ekipet braziliane të fitojnë këtë trofe. Jemi ambiciozë, duam ta fitojmë këtë titull. Një trofe i gjashtë këtë sezon do të ishte i pabesueshëm“, tha Marquinhos.

PSG ka triumfuar këtë vit në Champions League, Ligue 1, Coupe de France, Superkupën Evropiane dhe Superkupën Franceze, duke e bërë vitin 2025 një sezon vërtet historik. Kupa Interkontinentale do të ishte “qershia mbi tortë” për parizienët.

Edhe Vitinha theksoi rëndësinë historike të finales: “Fitimi i këtij trofeu do të ishte i pashembullt për PSG-në dhe për klubet franceze. Një finale është një mundësi unike, duhet ta shfrytëzojmë sepse nuk e di kurrë se kur do të ndodhë përsëri.

Flamengo ka shumë lojtarë me përvojë dhe ndeshja nuk duhet nënvlerësuar. Do të duhet të jemi 100% gati. Përqendrimi do të jetë vendimtar dhe do të japim gjithçka në fushë për t’i shtuar një tjetër trofe një sezoni tashmë të jashtëzakonshëm”, tha Vitinha.

The post PSG përballë Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, kërkon trofeun e pestë të këtij viti appeared first on Telesport.