Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Sot me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të vazhdojë seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, do të dalin sërish para trupit gjykues.

Ata përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.