Lideri i VV-së, Albin Kurti, e ka kopjuar një veprim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky i fundit, gjatë vizitës te varri i babait të tij, i kishte përshëndetur në mënyrë të veçantë qytetarët që e thërresim emrin e tij.

Derisa hynte në veturën që e kishte sjell nga aeroporti i Prishtinë, ish-presidenti kishte ngritur dorën e djathtë lartë, duke e bërë grusht dhe duke përshëndetur qytetarët.
Një gjë të tillë e ka bërë dje edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Gjatë adresimin të tij në tubimin e VV-së në Prizren, ku ka prezantuar listën e kandidatëve të VV-së, Kurti ka ngritur dorën e djathë duke e bërë grusht, ashtu siç kishte bërë Hashim Thaçin.












