Çështja mes Kylian Mbappé dhe PSG-së ka shkuar drejt vendimit. “Conseil des prud’hommes”, gjykata franceze e të drejtave të punës, ka vlerësuar se klubi duhet t’i paguajë futbollistit 61 milionë euro të mbetura pezull nga viti i fundit i kontratës për sezonin 2023–2024, përpara largimit të tij me parametra zero drejt Real Madridit. PSG-ja ka të drejtë ta apelojë vendimin.
Klubi pretendonte se sulmuesi ishte angazhuar verbalisht me Nasser Al-Khelaifin të hiqte dorë nga kjo shumë, në këmbim të rikthimit në skuadër në verën e vitit 2023, duke garantuar publikisht se askush nuk do të dëmtohej. Avokatët e PSG-së e akuzojnë Mbappé për mungesë lojaliteti, por pala e lojtarit këmbëngul se nuk ka pasur kurrë një angazhim të tillë dhe ka denoncuar presione “mediatike dhe psikologjike”.
Nuk ekziston asnjë dokument i firmosur. Në nëntor, PSG kërkoi 440 milionë euro, ndërsa Mbappé 263 milionë euro. Në qendër të debatit janë pagat dhe bonuset e papaguara, rreth 55 milionë euro.
The post 61 milionë euro, ja kush e ka fituar betejën ligjore mes Mbappé dhe PSG-së appeared first on Telesport.











