Juventus-Yildiz, “samit” para Krishtlindjes për rinovimin. Ja situata e negociatave

Juventusi po shijon rritjen e vazhdueshme të Kenan Yildiz, me trajnerin Spalletti që e ka vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të manovrës bardhezi. Ndërkohë, në tryezën e Damien Comolli mbetet e hapur dosja e rinovimit të kontratës së tij.

“Kenan është i rëndësishëm dhe ka një kontratë të gjatë. Për momentin nuk ka urgjencë, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se duam ta përshtatim më pas kontratën me statusin e tij”, – deklaroi Giorgio Chiellini para ndeshjes me Bologna, duke lënë të kuptohet se, në kohën e duhur, klubi synon rinovimin dhe rritjen e pagës.

Babai i tij, Engin, ndodhet këto ditë në Torino, ndërsa Jorge Mendes po përgatit strategjinë e negociatave. Aktualisht Yildiz fiton 1.5 milionë euro në vit, me objektivin për t’u afruar te “kuleta” e më të paguarve të skuadrës, rreth 6 milionë euro në sezon. Sipas “Tuttosport”, para Krishtlindjes pritet një takim i ri mes palëve. Në diskutim është jo vetëm aspekti ekonomik, por edhe ambicia e një klubi që nuk fiton prej vitesh, ndërsa Yildiz ka pas vetes interesin e Liverpool-it, Real Madridit dhe Chelsea.

The post Juventus-Yildiz, “samit” para Krishtlindjes për rinovimin. Ja situata e negociatave appeared first on Telesport.