Tahiri: Kemi vendos me u ba bashkë, në krye me Bedri Hamzën, me e çu Kosovën përpara

 

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK ka hyrë e bashkuar në garën zgjedhore, me një vizion të qartë për ta çuar Kosovën përpara, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës.

Në një tubim në Prishtinë, Tahiri theksoi se bashkimi i madh politik që ka nisur në kryeqytet është shenjë e fitores së ardhshme, duke veçuar mbështetjen dhe angazhimin e ekipit të Uran Ismailit dhe strukturave të PDK-së në Prishtinë.

“Mesazhin tonë e kemi të qartë: Kemi vendos me u ba bashkë, në krye me Bedri Hamzën, për ta çuar Kosovën përpara. Ky bashkim i madh që po ndodh në Prishtinë është fillimi i një uragani politik që do të përfundojë me një fitore të madhe. Kur jemi ba bashkë, punë të mëdha kanë ndodhur në këtë vend. Edhe kësaj here kemi vendosur me u ba bashkë”, u shpreh Tahiri.