Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

Gjatë persona janë arrestuar mbrëmë në Obiliq. Policia e Kosovës njofton se ata dyshohen për veprën penale “dëmtim i varrezave apo kufomave”.

Siç bën të ditur policia, rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Plemetin. Pesë nga të arrestuarit janë të mitur dhe dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit.

Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, njofton Policia e Kosovës.