“Abuzimi i Kurtit na çoi në zgjedhje më 28 dhjetor”- Tahiri: Po t’i kishte PDK 48 deputetë, qeveria do të formohej brenda pesë ditësh

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka fajësuar Albin Kurtin për mosformimin e qeverisë, duke deklaruar në emisionin Debat Plus se PDK do ta formonte qeverinë për vetëm pesë ditë, nëse do të kishte fituar Bedri Hamza.

Ai ka thënë se qytetarët kanë nevojë për një qeverisje stabile.

“Kemi pasur qeverisje të një kryeministri popullist, me formulime populiste të përgjithshme dhe me fjalime me rima”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, Kurti ka abuzuar me potencën politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës.

“Ka abuzuar, për shkak se për nëntë muaj ditë nuk kemi qeveri. Si rezultat i abuzimit të tij, ne shkojmë në zgjedhje me datën 28. Po t’i kishte PDK 48 deputetë, për pesë ditë e kishte krijuar qeverinë”, ka thënë ai.