Glauk Konjufca, i dyti i Vetëvendosjes, tha se e kupton gabimin që Vetëvendosja e ka pasur ndaj mediave.
Tash tha se synojnë të kenë “prani sa më të madhe”.
Strategjia e muahit shkurt, tha ai, del të ketë qenë e gabuar.
Deklarimi i Konjufcës:
Mendoj që ka qenë reflketim i yni, në politikë ai që nuk mëson prej gabimeve që i ka bërë, nuk mundet me ec para. VV ka reflektu në këtë pikë, ka mendu që strategjia e shkurtit nuk ishte më efektiva.
Në rrethana të reja synojmë prani sa më të mëdha në media, kjo ma merr mendja do t’i përmirësojë dukshëm relacionit tona. Është hap i mirë në drejtimin e duhur.
Urojë që edhe opozita të ketë mësuar prej gabimeve të saj.
A nuk janë tash të Serbisë?
Jo unë mendoj që i kualifikon mediat si të Serbisë është gjuhë e vrazhdë, unë kurrë nuk e kam përdorur.
Pse mju besu që s’e keni strategji prap?
Vërejtja jonë, besoj që këtu mund të bëjmë dialog, duke qenë të pranishëm në media. Për arsye se vërejtjet që i kemi pasur, shumë qëndrojnë, ne mun dtë debatojmë. Në këtë kuptim ne e pamë që ajo në formën u strukturuan mediat në kuptimin e emisioneve qendrore në relaicon me VV-në, na u ka duk që i keni hy në hak VV-së.
Ju keni bërë thirrje për bojkot…
Ajo çka kemi vërejt, ështe se në shumicën prej mediave tona, në mënyrën se si janë strukturar, kanë qenë të pabalancuar. Qysh o gjyku VV-ja, në relacion me faktet që janë ofru ,mendoj që janë shit si perceptime e jo argumente e fakte, të cilat, qëlllimin e kanë pas me diskualifiku VV-në.











