Papa Leo ka postuar në X për sulmin e djeshëm në Bondi Beach në Sydney, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës antisemitike dhe duke u lutur për viktimat e sulmit.
“Le të lutemi së bashku për të gjithë ata që vuajnë për shkak të luftës dhe dhunës. Sot, në veçanti, dëshiroj t’ia besoj Zotit viktimat e masakrës terroriste të kryer dje në Sydney kundër komunitetit hebre”, tha Papa.
“Mjaft me këtë dhunë antisemitike!” vazhdoi ai. “Le ta eliminojmë urrejtjen nga zemrat tona”.










