Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e dy personave për vjedhje identiteti

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e personave të dyshuar, të cilët shihen në fotografi.

Sipas njoftimit, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre ta raportojnë duke kontaktuar numrin emergjent 192 ose përmes emailit zyrtar [email protected].