Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj ka mbetur jashtë listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Bazuar në një koment të Salijajt në rrjetin e tij social “Facebook”, Jeton Raka po shihet si sebep që ai ka ngelur pa kandiduar si deputet në zgjedhjet e dhjetorit.
Një komentues ka pyetur ish-deputetin se Jeton Raka, kandidat për deputet në këto zgjedhje, e ka çuar në komision disiplinor të njëjtin, dhe ai e ka pohuar këtë gjë.
“Fatkeqësisht që po, Jetoni një humbës ky serik i të gjitha zgjedhjeve të deritashme, një përjashtues dhe përqarës i madhë i LVV- ës, në Kaçanik, na ka dërgue në Komision diciplinorë me gjasë për ti arsyetuar humbjet e tij të njëpasnjëshme, e pa asnjë dyshim që nuk do të fitojë asgjë nga kjo punë, përveq se do të turpërohet. Absurditet i llojit të vet”, ka shkruar Salijaj.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Milazim Salijajn, mirëpo i njëjti për shkak të një situate familjare, nuk u prononcua për redaksinë.











