Lennart Karl është lojtari i momentit në Gjermani. Vetëm 17 vjeç, ai ka shënuar në secilën prej tri ndeshjeve të tij të para në Champions League.
“Kur shënon kaq shumë gola në moshën 17 vjeç, jo gjithçka është normale. Zhvillimi i tij mendor dhe fizik sot është ok, por duhet mbajtur nën vëzhgim. Ai ishte pak i lodhur ndonjëherë, por është normale kur luan çdo tri ditë”, u shpreh trajneri Kompany për mesfushorin ofensiv gjerman.
“Në të ardhmen, ai do të jetë një lojtar që mund ta përballojë shumë mirë ngarkesën e punës. Ai ka profilin e duhur për këtë”, shtoi belgu.
Për Karl ka folur më me optimizëm se të gjithë legjenda Franck Ribery. “Ai djalë duhet të luajë në Botëror. Mosha nuk ka rëndësi. Kur je protagonist te Bayern, do të thotë se ke mjaftueshëm talent dhe karakter”.
The post “Kujdes me zhvillimin e tij mendor!” Çfarë tha Kompany për talentin Karl appeared first on Telesport.











