27 vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve tjerë, Hamza bën homazhe në Skenderaj

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Morinë të Skenderajt, në përvjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve tjerë.

Ai ka thënë se ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës.

“Në 27-vjetorin e rënies së 41 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin Mujë Krasniqi, bëra homazhe te varrezat në Marinë të Skenderajt.

Në mëngjesin e 14 dhjetorit, ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës.

Sakrifica e tyre është trashëguar brez pas brezi dhe në këtë ditë, që përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nderimi për ta merr një kuptim edhe më të thellë.

Liria dhe shteti që gëzojmë sot janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Lavdi e përjetshme komandantit Mujë Krasniqi dhe të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”