Dita e katërmbëdhjetë e Dhjetorit në Kosovë do të vijojë me mot pa ndonjë ndryshim. Priten vranësira të pakta lokale, intervale kohore me diell dhe mjegull në shumë rajone. Mjegulla do të jetë e dendur në mëngjes, por në disa rajone sidomos lugina e zonat më të ulëta mund të qëndrojë edhe gjatë ditës.
Në zonat me mjegull ftohtë, kurse në zonat me intervale me diell pak më butë. Temperaturat minimale -3 gradë Celsius, kurse maksimalet deri në 7 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela sjellë mot të ngjashëm sikurse e shtuna, me intervale me diell, vranësira të pakta lokale dhe mjegull në disa lugina.
Temperaturat pa ndonjë ndryshim signifikant.
Fillimi i javës së re pritet të jetë stabil dhe me intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë me mjegull dhe ngrica vende-vende edhe të forta deri në -4 apo ndoshta -5 gradë Celsius. Ditët reltaivisht të ngrohta në zonat ku nuk do të ketë mjegull../MeteoBallkan











