Liverpool u rikthye sot te fitorja në Premier League, pasi mundi Brighton 2-0 në “Anfield”. Mohamed Salah ishte në stol, por u fut shpejt në fushë që në minutën e 26-të, si zëvendësues në vend të Joe Gomez, i dëmtuar.
Egjiptiani dha asist ndërkohë në golin e dytë te Hugo Ekitike, duke krosuar nga goditja e këndit. Në fund të ndeshjes, Salah qëndroi më gjatë nga të tjerët në fushë, duke shijuar duartrokitjet e gjata të tifozëve në “Anfield”.
Menjëherë pas këtij gjesti shumë të bukur, disa nga mediet paralajmërojnë që Salah mund të jetë përshëndetur sot përfundimisht me tifozët e Liverpool, para se të grumbullohet me Egjipitin për Kupën e Afrikës dhe në janar mund të largohet diku tjetër, pas situatës së tensionuar me trajnerin Arne Slot dhe drejtuesit e klubit. SHIHVIDEON
The post Salah luajti sot ndeshjen e fundit me Liverpool? Gjesti i egjiptianit në përfundim të ndeshjes, ngjall dyshime të mëdha (video) appeared first on Telesport.











