Mallorca është rikthyer te fitorja, pasi mundi në shtëpi 3-1 Elche-n, për javën e 16-të në La Liga. Për vendasit shënuan Manu Morlanes 5′, Omar Mascarell 82′ dhe Vedat Muriqi 89′, për miqtë barazoi përkohësisht shifrat autogoli i Maffeo.
Përsa i përket golit të Muriqit, sulmuesi dardan shënoi me kokë në mënyrë spektakolare pas asistit të Mascarell, duke vulosur përfundimisht fitoren 3-1 të Mallorca-s.
Ky është goli i 9-të për Muriqin këtë sezon, i cili po kalon një forme fantastike, duke lënë pas Robert Lewandowski-n me 8 gola dhe para tij janë vetëm Kylian Mbappe 16 gola dhe Ferran Torres 11 gola.
Pas kësaj fitoreje, Mallorca ngjitet në vendin e 14-të me 17 pikë, Elche në vendin e 9-të me 19 pikë.
The post Muriqi i jashtëzakonshëm, sulmuesi dardanas vulos fitoren e Mallorca-s me një gol shumë të bukur (video) appeared first on Telesport.











