Vjen paqja! Salah e nis nga stoli, por fati është anën e tij dhe futet në fushë. Cole Palmer rigjen golin te Chelsea (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e radhës për javën e 16-të në Premier League. Në “Anfield”, Liverpool po fiton 1-0 ndaj Brighton. Hugo Ekitike shënoi që në minutën e parë, pas një topi të larguar keq nga miqtë dhe pasimit me kokë të Joe Gomez.

Në minutën e 26-të dëmtohet Joe Gomez dhe në vendin e tij futet Mohamed Salah. Egjiptiani lë pas tensionin e krijaur fundjavësn e kaluar pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Leeds dhe rikthehet në fushë, edhe pse sot nuk ishte projektuar si titullar.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea duke fituar ndaj 2-0 Everton. Rezultati u zhbllokua nga goli i Cole Palmer në minutën e 20-të, pas asistit fantastik të Malo Gusto. Në fund të pjesës së parë, Malo Gusto dyfishoi shifrat pas asistit të Pedro Neto.

SHIKOGOLAT

The post Vjen paqja! Salah e nis nga stoli, por fati është anën e tij dhe futet në fushë. Cole Palmer rigjen golin te Chelsea (video) appeared first on Telesport.