OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

Organizata e veteranëve të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e zhvilluar sot në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, organizata shkroi mesazh falënderimi, raporton Klankosova.tv.

“Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU FALEMINDERIT!”, shkroi OVL-UÇK.