Protesta e mbajtur sot në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë, ka përfunduar pa incidente.
Në terren ka pasur prani të shtuar të Policisë së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe në trafik, me qëllim të mbarëvajtjes së tubimit dhe garantimit të sigurisë publike.
Masat e shtuara të sigurisë erdhën edhe pas thirrjeve nga OVL-UÇK, që ish-luftëtarët e UÇK-së të mos marrin pjesë në protestë, për shkak të rreziqeve të mundshme që lidhen me fletarrestime të lëshuara nga Serbia.
Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, deri në përfundim të protestës gjithçka ka vijuar qetë dhe paqësisht, pa u raportuar për ndonjë incident./Klankosova.tv











