Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal janë dy nga futbollistët më të mirë të momentit dhe kandidatë për “Topin e Artë”, por sipas Gutit, vetëm Mbappé është realisht më afër nivelit të legjendave. Në një intervistë për “As”, ish-mesfushori i Real Madridit tha: “Cristianon nuk e kalon askush. Ai dhe Messi janë në të njëjtin nivel për vazhdimësinë. Nuk mjafton të bësh 10 ndeshje të mira dhe të mungosh në ato vendimtare, ata shfaqeshin gjithmonë”.
Duke komentuar fjalët e Luis de la Fuente, që e krahasoi Lamine me Messi, Cristiano dhe Maradona, Guti u shpreh: “Yamal është lojtar i madh dhe potencial për ‘Topin e Artë’, por po flasim për tre më të mirët në histori. Maradona fitoi Botërorin pothuajse i vetëm, Messi dhe Cristiano shënuan nga 50 gola për 10 vite. Këtë e shoh më të realizueshme për Mbappé sesa për Lamine”.
Për Real Madridin, Guti mbrojti Xabi Alonson, duke kërkuar durim dhe vazhdimësi. Sa i përket garës për tituj, ai sheh Barcelonën, Realin dhe Atleticon në të njëjtin nivel për La Liga-n, ndërsa Champions-in e konsideron shumë të vështirë për të gjithë.
The post “Mbappé është më afër se Yamal për t’iu afruar Messit, CR7 dhe Maradonës” appeared first on Telesport.











