Rreth orës 14:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një aksident trafiku të ndodhur te Kroi i Njelmët në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se në aksident kanë qenë të përfshirë një tren dhe një automjet i tipit furgon.
Sipas saj, nga përplasja nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë në vazhdim./lajmi.net/











