Policia arreston gjashtë persona në veri për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim ilegal të kufirit”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në veri nën dyshimin për kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit.

Në njoftim bëhet se dije se janë ndalur katër automjete me targa të shtetit të Serbisë, të cilat dyshohet se kishin malli të kontrabanduar, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit, në të cilën gjendeshin tekstil, gjësende ushqimore dhe produkte të mishit.

“Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e te cilit rasti iniciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar te lirohen ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.