SBASHK kërkon sqarime rreth konkursit për Këshillin Ekonomik Social

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar sqarime rreth konkursit për Këshillin Ekonomik Social.

SBASHK  kërkon sqarim për termin “degë sindikale”. “Ligji për organizim sindikal nuk e përmend këtë term, por saktëson tre terma për organizimin sindikal dhe atë shoqata sindikale, federata sindikale dhe Konfederata sindikale”.

“Duke u bazuar në këto paqartësi, që nuk janë bërë pa qëllim, SBASHK–u kërkon që thirrja drejtuar palëve për pjesëmarrje në bazë të konkursit me plotë paqartësi të anulohet dhe të shpallet konkurs i ri duke përdorë terme të qarta dhe duke u bazuar në Ligjin për organizmin sindikal dhe në Ligjin për Këshillin Ekonomik Social e duke mos harruar se në Kosovë është BSPK-ja e vetmja Konfederatë e regjistruar dhe prandaj ajo duhet të jetë pjesëmarrëse në një konkurs të ri për Këshillin Ekonomik Social si përfaqësuese e të punësuarve në Kosovë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Kërkesa e plotë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për mnistrin në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati: