Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, në këtë aksident të përfshira janë së paku dy automjete – një kamion dhe një veturë.
Deri më tani, redaksia nuk ka arritur të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës për rastin.
Aksidenti, sipas raportimeve, ka ndodhur në afërsi të Prizrenit.
Klankosova.tv do ju mbajë të informuar.












