Benzema “skanon” krizën e Real Madridit: Të gjithë duan të jenë më të mirët, është e ndërlikuar

Karim Benzema ndodhet në Dubai duke u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit me Al-Ittihad, pas një pauze gati njëmujore. Që atje dha një intervistë të gjatë për “L’Équipe”, ku foli për gjithçka; nga rikthimi eventual në kombëtaren francize deri te situata aktuale e Real Madridit.

Kriza e Real Madridit: “Ajo që mungon është thjesht lidhja mes Mbappé, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Secili duhet të dijë çfarë të bëjë në fushë. Bellingham duhet të kuptojë se është trekuartist (mediapunta), jo goleador. Mbappé është goleador, jo trekuartist. Vinicius nuk është mesfushor mbrojtës, por ekstrem i majtë. Sa kohë që të gjithë e dinë rolin e tyre, çdo gjë zgjidhet. Sepse po flasim për lojtarë që janë ndër dhjetë më të mirët në botë dhe të gjithë janë në të njëjtin ekip”.

Zgjidhja e problemit: “Është e vështirë, sepse secili ka personalitetin dhe karakteristikat e veta. Të gjithë duan të jenë më të mirët, ndaj bëhet pak e komplikuar… Duhet të kuptojnë se në rolin e tyre mund të japin shumë, por gjithçka bëhet për të mirën e ekipit”.

Përgjegjësia e Xabi Alonso: “Jo, trajneri nuk mund të bëjë asgjë. Ai ka emrat, është ai që luan më mirë futboll. Pastaj gjithçka varet nga lojtarët… Nëse shoku yt i skuadrës është më i mirë se ti, duhet ta pranosh. Problemi lind kur nuk e pranon që dikush tjetër shënon më shumë gola. Prandaj ke probleme kur ke pesë ose gjashtë lojtarë të mëdhenj bashkë. Të gjithë japin diçka. Dhe në fund, goleadori gjithmonë merr pak më shumë vëmendje, por ai ka nevojë për të tjerët. Nuk mund t’i bësh të gjitha vetëm”.

The post Benzema “skanon” krizën e Real Madridit: Të gjithë duan të jenë më të mirët, është e ndërlikuar appeared first on Telesport.