Tahiri: Më 1 janar rritet tatimi në pronë, këtë mund ta ndalim me 28 dhjetor

Kandidati për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka rikujtuar se më 1 janar të vitit 2026 do të hyjë në fuqi vendimi për rritjen e tatimit në pronë.

“Unë i paralajmëroj që me datën 1 janar të vitit 2026 do të hyjë në fuqi rritja e tatimit në pronë për të gjithë ata qytetarët që kanë objekte afariste, që kanë lokale që punojnë ose që i lëshojnë me qira, do të jetë rritja e tatimit progresiv dhe sa më e madhe vlera e lokalit aq më e lartë vlera e tatimit”, tha Tahiri.

“Unë do të ua përkujtoj qytetarëve të Kosovës një gjë, që mendoj se është shumë e rëndësishme. Gjatë kësaj periudhe ne kemi marrë goditje të vazhdueshme qoftë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, qoftë me rritjen e tatimit në pronë, qoftë me rritjen e çmimeve si rezultat i inflacionit dhe mosintervenimin e qeverisë për ta zbutë këtë situatë”, tha tutje Tahiri.

Tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalin këto vendime, siç i cilëson ai “të dëmshme”.

“Unë ju bëj thirrje të gjithëve, që për të gjitha këto politika të dëmshme, tatimi në pronë, rritjen e çmimeve, mosrritjen e pagave, pra ne mund t’i ndalim me 28 dhjetor. ne do të angazhohemi bashkarisht, nuk kemi inate politike, ne kemi agjendë shtetërore përpara. Ne këtë vendim që do hyjë në fuqi me 1 janar mund ta ndalim me datën 28 dhjetor, duke votuar Bedri Hamzën e Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh kandidati për deputet.

Në VV Show, Tahiri tha se do të angazhohet për fuqizimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ajo se ku do të jem unë do të varet shumë nga angazhimet e mëtutjeshme, nga formimi i qeverisë, nga pozicionet tona, nga pushteti që do ta ketë Partia Demokratike e Kosovës, sot është shumë herët me e diskutu një gjë të tillë. Sot i gjithë angazhimi im është ta kemi një grup parlamentar shumë efikas, gjithmonë njeriu synon ta ketë më të mirë se sa e ka pas në të kaluarën”, tha ai. “Ne synojmë të rritemi, t’i fitojmë këto zgjedhje, ne synojmë që ta kemi një grup parlamentar që do të jetë jashtëzakonisht efikas edhe pse PDK do të jetë në pushtet