Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), vlerëson se kryeministri në detyrë Albin Kurti është politikani i parë që iu del në mbrojtje zyrtarëve të partisë së tij që akuzohen për korrupsion.
Këtë koment Miftaraj e ka bërë pasi Kurti sonte në “Politiko” tha se në rastin e rezervave shtetërore, “Prokuroria ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari”.
Reagimi i tij i plotë:
Taman puna Albin Kurti mos me mbrojtë publikisht aferën korruptive 10 milion Euro me rezervat shtetërore.
Taman puna Albin Kurti mos me mbrojtë Rozeta Hajdarin në çdo formë dhe me çdo mjet që ka në dorë. Nëse Rozeta kish bashkëpunu me PSRK, Albini sot nuk kish fol kaq shlirë.
Përndryshe, Albin Kurti është I pari politikan qe iu del ne mbrojtje secilit zyrtar publik qe akuzohet per korrupsion nga partia e tij. Njejte veproi me Nagipin dhe dyshimet per aferen korruptive multi milion Euro ne KEK. Si dhe shume e shume raste tjera.
Stop korrupsionit.











