Peci: Me pas qenë na qysh etiketohemi, Kosova nuk ish çliruar prej Serbisë

Analisti Lulzim Peci komentoi diskursin politik në Kosovë se kush është me Serbinë e kush është kundër saj.

Sipas Pecit, ky diskurs është nxitur nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

“Me pas qenë na qeshtu me Serbinë, qysh etiketohemi, Kosova nuk ish çliruar prej Serbisë. Kjo e tregon krejt absurdin e këtij diskursi politik, i cili është nxitur nga partia në pushtet, jo vetëm ndaj partive politike, por edhe ndaj mediave e përfaqësuesve të shoqërisë civile”, u shpreh Peci në RTV21.