Varroset veterani i UÇK-së, komandant Jetullah Qarri

Nën përcjelljen e Togut të Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me nderime të larta ushtarake dhe qytetare, sot është varrosur në varrezat e Dëshmorëve, në Grykë të Carralevës, komandant Jetullah Qarri, i njohur me nofkën Guri.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, pjesëtarë të FSK-së, bashkëluftëtarë të tij, mijëra qytetarë nga të gjitha viset shqiptare ,të afërm dhe familjarë, i dhanë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së .