Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, kërkon rol më aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut, ‘pa përjashtuar edhe rolin e BE-së’. Ai foli edhe për Draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një intervistë në ATV…
Bedri Hamza thotë se ‘formati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë’. Ai kërkon rol më aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kjo nuk është temë e lehtë. Por ky format duhet të ndryshojë. Unë besoj se me një punë intensive, korrekte, partneritet dhe besim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë një rol aktiv në këtë process, gjithmonë duke e vlerësu dhe respektu rolin e BE-së.
Mirëpo, për vlerësimin tim, nuk është mjaftueshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë një rol më periferik, port ë jenë direkt të involvuara në procesin e diaologut”, tha Hamza, në një intervistë për Context.
Hamza tha se Drafti i Asociacionit ka ‘disa elemente që duhet të adresohen’ si çështja e Rezolutës 1244 dhe Arbitrazhi.
Te Drafti aktual, për shkak se ne jemi vonu që ne nuk e kemi prodhu draftin dhe na e kanë prodhuar të tjerët dhe tash është shumë më vështirë të bëhen intervenimet në atë Draft ku me ardhë në atë formatin ku realisht do të ishte në një masë të caktume nëse Kosovës i hapet perspektiva për integrim në BE dhe NATO.
Aty janë disa çështje që duhet të adresohen. Rezoluta 1244 nuk e ka vendin në dokumentet e brendshme të Republikës së Kosovës. Nuk e ka vendin Arbritrazhi, për shkak se ti zhvleftëson rolin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hamza.
Ai ka deklaruar se Kosova duhet të sigurohet që në fillim se cili ‘do të jetë përfundimi i procesit të dialogut’ me synimin që të bëhemi anëtar i BE-së dhe NATO-së.
“Përtej kësaj, Kosova duhet të sigurohet se cila është finalja e këtij procesi, e jo me mbetë si temë e hapur, kjo çështja e dërgimit të Draftit të Asociacionit si temë e hapur dhe se kur Kosova e ka perspektivën me qenë anëtar i BE-së, me qenë anëtar i NATO-së.
Po ndryshojnë rrethanat, jemi vonuar.
Për Kosovën është jetike që me pasë elementet e sigurisë, të sovranitetit, teresisë territoriale” – tha Hamza.
Kryetari i PDK-së njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025, thotë se ai u ka thënë kryetarëve të partive poltiike, se ‘e vetmja temë ku duhet të bashkohen të gjithë është dialogu’.
“Ua kam thënë edhe në takime të përbashkëta me partitë politike, krejt bashkë edhe jemi pak. Na mundemi me pasë dallime për cështje politike, ekonomike, porn ë këtë temë, përvec që dhet të jemi bashkë, duhet të japing rolin e vetë edhe shoqëria civile edhe të gjithë akterët”, tha Hamza.











