Ukrainasit shkatërrojnë një grup rusësh që përpiqeshin të depërtonin në prapavijën e pozicioneve të tyre

Në rajonin e Donetskut, operatorët e Regjimentit të 8-të të Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkatërruan një grup pushtuesish rusë që po përpiqeshin të depërtonin në prapavijë të pozicioneve ukrainase.

Sipas Ukrinform, Forcat e Operacioneve Speciale e raportuan këtë në Telegram dhe publikuan një video./

Gjatë operacioneve speciale në zonën pyjore të rajonit të Donetskut, ushtarët ukrainas shkatërruan me sukses pesë ushtarakë rusë.

Duke përfituar nga kushtet e motit, rusët donin të depërtonin në prapavijë të pozicioneve ukrainase, por Forcat e Operacioneve Speciale i penguan ata ta bënin këtë.

Në video shfaqet i tërë aksioni i mirëorganizuar që qoi në shpartallimin e këtij grupi të ushtarëve rusë që menduan se do t’i zënë në befasi ukrainasit. /Telegrafi/