Balotelli: Po stërvitem që të luaj sërish në Itali apo jashtë saj, askush nuk më detyron të ndalem

Dëshira për të luajtur nuk është zbehur ende. Në moshën 35-vjeçare, Mario Balotelli ndjen se ende ka diçka për të kontribuar në futboll. Kjo është arsyeja pse, në një intervistë me Prime Video, ai foli për një rikthim në fushë pas përvojës së tij me Genoa.

Po stërvitem me një ekip vendas në Brescia. Ekipi quhet Carpenedolo dhe luan në ligën Eccellenza. Ende po pres një telefonatë nga Serie A, por tani për tani nuk jam atje”, tha më tej sulmuesi italian.

Por Italia nuk është mundësia e vetme për Balotelli, që sqaron: “Do të shikoj klube të huaja nëse nuk mund të qëndroj në Itali. Por do të ndalem vetëm kur të vendos të ndalem; askush nuk do të më detyrojë”.

Nuk shikoj shumë ndeshje futbolli, por kur e bëj, e kuptoj se futbolli është ndryshe tani: është më fizik dhe me më pak cilësi se më parë. Ndihem se ende mund të performoj mirë, jam i sigurtë për këtë gjë”, deklaroi Mario Balotelli.

The post Balotelli: Po stërvitem që të luaj sërish në Itali apo jashtë saj, askush nuk më detyron të ndalem appeared first on Telesport.