Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka treguar për friken që kishte kryeministri Albin Kurti pas sulmit terrorist në Basnjka.
Gjatë një interviste për emisionin “Debat Plus”, ai ka dhënë detaje rreth seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila ishte mbajtur 28 shtatori 2023, pas sulmit terrorist.
Sipas tij, në këtë seancë Kurti ishte shfaqur shumë i frikësuar.
“Kur është vrarë polici Afrim Bunjaku (në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë)…aq i frikësuar ka qenë zoti KURTI, sa kur ka hyrë në Kuvend, nga ai luani, shqiponja që i hapte krahët. Vinte me na’u lutë, se nuk e dinte se qysh reagon. Qysh do të reagojë salla. Ia kemi dhënë përkrahjen e plotë, pa asnjë rezervë. Jo Albin Kurtit, jo VV-së, por kryeministrit të Kosovës, shtetit dhe çdo polic që ka shkuar në veri”, ka thënë Gashi, raporton Dukagjini.











