Zhduket 16-vjeçarja në Hajvali, policia nis hetimet

Një 16-vjeçare është zhdukur në Hajvali të Prishtinës mëngjesin e së hënës.

Rastin e zhdukjes e ka raportuar në polici nëna e saj.

Ankuesja femër kosovare, raporton se vajza e saj 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.

Ky rast është duke u hetuar nga organet e rendit.