Conte: Kënaqësi të përballesh me Mourinho, ndaj Benfica duhet energji dhe të mos falim asnjë centimetër

Pas një rikthimi të fortë në Serie A, ekipi i Napoli po kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Champions League. Kampionët e Italisë do të luajnë për pikë në ndeshjen e sotme ndaj Benfikës së Jose Mourinho. Një ndeshje shumë e vështirë dhe intensive, për të cilën Antonio Conte dha mendimin e tij.

Do të përballemi me një ekip të shëndetshëm, që vjen nga një ndeshje e shkëlqyer kundër Sporting Lisbon. Po vijmë nga performanca të mira dhe energji e mirë. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, do të na duhet dëshirë dhe përqendrim. Do të jetë një ndeshje shumë intensive dhe e vështirë”, tha Conte.

Më tej, ai shtoi: “Do të duhet të japim shumë energji, siç kemi bërë kohët e fundit. Duhet të duam të hyjmë në fushë dhe të mos dorëzohemi asnjë centimeter, do të duhet të luftojmë. Do të duhet guxim për ta lënë fushën pa keqardhje“.

Situata e lëndimeve sot do të thotë që po merremi me një goditje pothuajse çdo javë. Mendoj se humbja e lojtarëve kryesorë ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë së të gjithëve. Shumë lojtarë që mbërritën në verë kanë filluar të kuptojnë dinamika të caktuara duke luajtur më shumë dhe më mirë”, shtoi Conte.

Duke folur për përballjen ndaj Jose Mourinho, ai komentoi: “Në fund të fundit, është gjithmonë kënaqësi të takosh ekipet e Mourinho. Ai është një trajner fitues, ka pak për të thënë. Do të jetë mirë ta takojmë dhe ta përshëndetim.”

The post Conte: Kënaqësi të përballesh me Mourinho, ndaj Benfica duhet energji dhe të mos falim asnjë centimetër appeared first on Telesport.