Tjetër rezultat zhgënjyes për Chelsea, që dje u mund 2-1 në Bergamo nga Atalanta, në ndeshje e raundit të gjashtë të Champions League. Italianët përmbysën disavantazhin që Chelsea kishte pas pjesës së parë.
“Atalanta ka bërë të njëjtat gjëra dhe i bën shumë mirë për tetë ose nëntë vjet. Ata përpiqen të jenë agresivë, kanë ide të qarta kur kanë topin, por ne nuk kishim vuajtur aq shumë deri në barazimin 1-1“, tha Enzo Maresca, trajneri i Chelsea, që e justifikoi kështu humbjen.
“Pas barazimit dinamika e ndeshjes ndryshoi, por pas kësaj patëm disa raste për ta bërë rezultatin 2-2. Është një moment kur gjërat po shkojnë në atë drejtim“, shtoi trajneri italian i londinezëve.
“Në pjesën e parë shënuam, por në pjesën e dytë humbëm kontrollin e lojës dhe pësuam golin e barazimit, por patëm më shumë raste. Dy gola të lehtë që mund dhe duhej t’i kishim shmangur“, shpjegoi Maresca.
Lidhur me zëvendësimet, ai shtoi: “Chalobah, Pedro Neto dhe Fernandez u zëvendësuan për shkak të gjendjes fizike. Fofana kishte një problem me sytë. Formacioni titullar ishte thuajse i njëjtë me atë që luajti kundër Tottenham, Barcelonës, Wolverhampton dhe Arsenal“.
Duke folur për objektivin në Champions, ai tha: “Ato nuk ndryshojnë. Me dy fitore, mund të jemi në tetë të parat, përndryshe do të luajmë për playoff. Tani duhet të kthehemi te fitoret sa më shpejt të jetë e mundur”.
The post Maresca justifikon humbjen: Në pjesën e dytë humbëm kontrollin, në Champions objektivi mbetet kualifikimi appeared first on Telesport.











