Pedri González ishte sërish ndër më të dalluarit në fitoren e Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurtit (2-1). Mesfushori kanarian shprehu kënaqësinë për përmbysjen e një ndeshjeje shumë të vështirë dhe theksoi: “Donim ta nisnim në ‘Camp Nou’ me fitore.
Na e bënë shumë të vështirë. Eintracht Frankfurt u mbyll pas dhe ishte e vështirë t’u krijoje raste. E përmbysëm në fund dhe morëm tri pikët. Në pjesën e parë ata gjetën golin nga kundërsulmi. Mbanin shumë lojtarë prapa, praktikisht ishte një 6-4”.
Pedri shpjegoi se në pjesën e dytë Barcelona korrigjoi vendosjen: “Futëm më shumë lojtarë nga qendra që të mos na kapnin dy kundër një në krahë. Lamine kishte gjithmonë dy ose tre që e markonin. Bëmë rregullime në pushim dhe ia dolëm më mirë, gjetëm golat”. Pedri vlerësoi edhe dopietën e Jules Koundé: “Është një djalë që punon shumë dhe i meriton këto dy gola”.
The post Pedri: Na e bënë shumë të vështirë, Yamal markohej nga 2 ose 3 lojtarë appeared first on Telesport.











