Jules Koundé ishte protagonisti kryesor i fitores së vështirë të Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurtit (2-1). Mbrojtësi francez shënoi dopietë me dy goditje me kokë, vendimtare për tri pikë shumë të rëndësishme. Pas ndeshjes, ai foli për “Movistar +” dhe shprehu kënaqësinë për rikthimin te fitorja në Champions:
“Jam i lumtur për fitoren. Janë tri pikë shumë të rëndësishme për rrugëtimin tonë, për t’u ngjitur sa më lart dhe pasur shansin të futemi në ‘top-8’. Te golat ndonjëherë ke dhe fat. Sot ishte dita ime dhe jam shumë i lumtur”.
Ai shpjegoi se goli i parë, pas krosimit të Rashford, “është diçka që e kemi punuar”, ndërsa për të dytin pranoi: “Sinqerisht, desha ta çoja topin në zonë, por përfundoi brenda portës kundërshtare dhe u habita.
Ka raste kur duhet edhe fat për të shënuar. Janë dy gola njësoj. Vuajtëm, por morëm tri pikë të rëndësishme”. Edhe Rashford konfirmoi punën e përbashkët për aksionin e golit: “Jam shumë i lumtur që shënoi dy gola. Është diçka fantastike”.
The post Koundé, MVP i ndeshjes pas dopietës: Sot ishte dita ime, shënova edhe me fat appeared first on Telesport.










