Eberl zyrtarizon 3 “blerjet” e Bayern në janar: Musiala, Ito e Davis rikthehen nga dëmtimi, çdo afrim i ri sjell përçarje

Bayern Munich po shijon një sezon praktikisht perfekt deri më tani. Ata qëndrojnë të pakontestueshëm në vendin e parë në Bundesliga me 37 pikë, tetë më shumë se Leipzig i vendit të dytë. Ata kanë fituar 12 nga 13 ndeshjet e tyre.

Ekipi i trajnerit Vincent Kompany është gjithashtu afër kryesimit të tabelës së Champions League, pasi kanë marrë 15 pikë nga gjashtë ndeshjet e tyre, duke triumfuar edhe mbrëmë 3-1 ndaj Sporting.

Gjithsesi, merkato e janarit është përparësi për bavarezët. Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, duke folur për merkaton theksoi se boshllëqet aktuale në skuadër do të mbushen nga lojtarët që kthehen nga dëmtimi.

Hiroki Ito është kthyer tashmë, Alphonso Davies është kthyer në ekip për herë të parë dje dhe Jamal Musiala gjithashtu do të kthehet së shpejti. Ndaj, transferimet tona në merkato vijnë nga brenda“, tha Eberl.

Pastaj ai shtoi: “Asgjë nuk është planifikuar, skuadra jonë është super homogjene, emocionuese dhe nga pikëpamja jonë, e ekuilibruar. Një lojtar i ri mund të nënkuptojë gjithmonë përçarje sepse atëherë rolet mund të mos jenë gjithmonë kaq të qarta. Për momentin, nuk e shohim nevojën për të vepruar”.

The post Eberl zyrtarizon 3 “blerjet” e Bayern në janar: Musiala, Ito e Davis rikthehen nga dëmtimi, çdo afrim i ri sjell përçarje appeared first on Telesport.