Në pragun e supersfidës së Champions League mes Real Madridit dhe Manchester City, vëmendja u përqendrua te konferencat për shtyp dhe krahasimi mes Pep Guardiolës e Xabi Alonsos. Antón Meana, gazetar i njohur i radios spanjolle dhe bashkëpunëtor i “Cadena SER”, ishte i prerë: katalanasi e fitoi përballjen mediatike:
“Sot në mëngjes pamë Xabi Alonson si një dru, si një robot, duke u përgjigjur me nga një fjalë, klishe pas klisheje, dhe dolëm nga Valdebebas pa ditur çfarë deklarate të veçonim”.
Krejt e kundërta, sipas tij, ishte Guardiola: “Mbërriti në ‘Bernabéu’ dhe Guardiola e dominoi skenën, i mbështetur pas në karrige, dhe pas katër-pesë pyetjeve thotë: Ja, këtij djalit do t’i jap frazën ‘bum bum’”.
Meana shtoi në “El Larguero”: “Mendoj se në prag fitoi Guardiola. Sot është ajo që vlen dhe shpresoj të fitojë Xabi, por nga konferenca për shtyp Guardiola ia bëri 5-0”.
The post Mediat madrilene “shokohen”: Jashtë fushe, Guardiola e mundi 5-0 Xabi Alonson… appeared first on Telesport.










