Një zjarr ka shpërthyer sot herët në mëngjes në një ndërtesë në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekipi i emergjencës.
Nuk dihet për shkaqet që kanë çuar deri te përhapja e zjarrit. Policia nuk ka dhënë ende detaje për rastin.











