Pas protestave në Prishtinë dhe Tiranë, jehona për drejtësi në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të vazhdojë edhe në Shkup. Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se të shtunën, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, do të mbahet një protestë gjithëkombëtare.
Krasniqi ka theksuar se kjo protestë synon të bashkojë shqiptarët nga të gjitha trojet për të mbrojtur, siç u shpreh ai, dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një kauzë të përbashkët për drejtësi dhe liri për çlirimtarët.
Protesta në Shkup pritet të shërbejë si vazhdimësi e mobilizimit qytetar për çështjet që lidhen me proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.











