Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në prag të ndeshjes së Champions League kundër Eintracht Frankfurt, duke sqaruar menjëherë çështjen e portierit. Ter Stegen është rikthyer pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi.
“Joan García është numri një i Barcelonës“, përsëriti trajneri gjerman, duke konfirmuar se portieri Marc-Andre Ter Stegen mund të përfshihet në skuadër për këtë ndeshje, por nuk ka për të luajtur.
Duket qartë se Flick nuk do ta vërë në dyshim vendin e titullarit të spanjollit të ri apo edhe rolin e Szczesny te skuadra katalanase. Pas pasojë, Ter Stegen do të qëndrojë i treti në radhën e portierëve.
Mesazh i qartë ky për portierin gjerman, që duhet të ndryshojë ekip për të luajtur sërish titullar dhe për të patur një vend në kombëtare në Botërorin që zhvillohet verën e ardhshme.
The post Ter Stegen rikthehet në dispozicion, trajnri Flick i tregon sërish… stolin: Ky është numri 1 i Barcelonës appeared first on Telesport.











