Nesër varroset gruaja që u gjet e vdekur pranë lumit të Bistricës

Nesër bëhet varrimi i gruas e cila u gjet e vdekur të dielën në Grabanicë të Klinës.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet në afërsi të lumit Bistrica, një ditë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familja.

Ceremonia e varrimit të 47 vjeçares Hanumshahe Miftari, do të mbahet në ora 13:00 në fshatin Brovinë.